Hagë, dënime të rënda për “kasapët” e Kosovës
Autori i Lajmit: red.
Prokurori i Hagës, Tomas Hanis, kërkoi dënim "nga 20 vjet, deri në burg të përjetshëm", në fjalën përfundimtare kundër gjashtë ish-zyrtarëve të lartë serbë, në mes të të cilëve është edhe ish-Presidenti serb Milan Milutinovic, për shkak të krimeve të luftës në Kosovë.
Milutinovici, President i Serbisë gjatë periudhës së viteve 1997-2002, bashkë edhe me pesë të tjerë, gjykohet për spastrim etnik të kryer gjatë luftës së Kosovës në periudhën e viteve 1998-1999.
Sikurse ai, ashtu edhe ish-kryeministri Nikolla Shainovic, dy ish-kryeshefat e Armatës Jugosllave, gjeneralët Dragolub Ojdanic dhe Nebojsha Pavkovic, si dhe Vlladimir Llazareviq dhe Sreten Llukic, u prononcuan se janë të pafajshëm.
Ata akuzohen se me dhunë kanë dëbuar nga shtëpitë e tyre rreth 800.000 civilë shqiptarë dhe se kanë kryer fushatë sistematike të terrorit dhe dhunës, e cila ka pasur për qëllim ndryshimin e përbërjes etnike në Kosovë.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008