“Policët e lagjeve”, lista me 150 fituesit
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Kanë përfunduar dje fazat e konkurimit për kandidatët që kanë aplikuar për të ndjekur studimet në Shkollën Bazë të Policisë pranë Akademisë së Policisë “Arben Zylftari”. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare pranë Policisë së Shtetit, sipas të cilave mësohet se 150 kandidatët që janë kualifikuar fitues do t i nënshtrohen procesit të kontrollit mjekësor pranë Qendrës së Profilaksisë së Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit në Tiranë. Sipas të njëjtave burime për kryerjen e kontrollit mjekësor kandidatët do të paraqiten pranë kësaj Qendre me datë 25 gusht, ditën e hënë ora 07.00 . Nëse gjatë kontrollit mjekësor do të rezultojnë kandidatë, të cilët do të cilësohen të paaftë nga Komisioni Mjekësor i ngritur për këtë qëllim, atëherë do të njoftohen për t ju nënshtruar këtij kontrolli mjekësor kandidatët e rradhës në listën e shpallur.Pas kontrollit mjekësor kandidatët fitues do t i nënshtrohen procesit të marrjes së gjurmëve të gishtërinjve, si dhe procesit të verifikimit të aplikantit.
Fituesit
Shpallja e 150 kandidatëve fitues është bërë bazuar në pikët e grumbulluara gjatë testimit me shkrim dhe gjatë intervistës me gojë. I gjithë procesi i konkurimit është monitoruar nga Misioni PAMECA, Programi ICITAP, e organizma të tjerë. Ndërkohë nga data 20-21 gusht u zhvillua dhe faza e tretë e konkurimit, intervista me gojë. Nga Komisioni i intervistimit gjatë këtij procesi u intervistuan 165 kandidatët e paraqitur. Qëllimi i intervistës me gojë është vlerësimi i aftësive të kandidatit për të analizuar, komunikuar, marrë vendime dhe për të reaguar në mënyrën e duhuar, si dhe vlerësimi i përshtatshmërisë së kandidatit për t u bërë punonjës policie.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008