Jeremiç: “Serbia edhe mund ta njohë pavarësinë e Kosovës”
Autori i Lajmit: red.
Duket se e gjithë ofensiva diplomatike serbe për të stopuar njohjen e pavarësisë së Kosovës ka shpërthyer si një flluskë sapuni të lirë turk, duke hedhur poshtë pretendimin shekullor serb mbi Kosovën. Ministri i jashtëm serb Vuk Jeremiç ndoshta ka bërë deklaratën më të fuqishme, e cila do ta çimentonte pavarësinë e Republikës së Kosovës. Jeremiç ka thënë se Serbia edhe mund ta njohë Kosovën shtet të pavarur.
“Serbia mund ta njohë republikën e Kosovës si shtet të pavarur nëse Gjykata Ndërkombëtare vendos se shpallja e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt ka qenë një veprim ligjor”, njofton gazeta serbe Kurir duke iu referuar agjencisë holandeze të lajmeve ANP.
Duket e pabesueshme, por është vërtetë - kjo deklaratë ka dalë nga goja e Vuk Jeremiç, ministrit të Jashtëm serb në një intervistë që ai e ka dhënë për ANP.
"Serbia do ta njihte pavarësinë e provincës së saj, Kosovës, nëse Gjykata Ndërkombëtare e konfirmon shpalljen e pavarësisë së njëanshme të 17 shkurtit, si ligjore”, ka thënë Jeremiq për agjencinë holandeze të lajmeve ANP.
Ky lajm vazhdon të jetë i publikuar në uebfaqen e ANP-sëç ndërkohë që ende askush nga Serbia nuk e ka përgënjeshtruar këtë lajm, sqaron Kurir.
Mark Fiser, redaktor i lajmeve në ANP, tregon për Kurir se lajmi se Serbia është e gatshme të njohë pavarësinë e Kosovës, është publikuar para tre ditësh dhe se deri tani ende askush nga Serbia nuk e ka përgënjeshtruar këtë lajm. Fiser për median serbe tha se lajmi është autentik dhe se deri tani as ministria e Jashtme serbe, por as ambasada serbe në Holandë, nuk ka kërkuar përgënjeshtrimin e lajmit në fjalë.
“Lajmi është autentik, ndërsa këtë lajm e kanë edhe mediat gjermane dhe franceze”, tha redaktori i ANP-së dhe konfirmoi edhe një herë se thonjëzat e vendosura tek titulli “Serbia do e njihte pavarësinë e Kosovës”, do të thonë se këto janë fjalët autentike të ministrit të Jashtëm serb.
Mirëpo sipas gazetës Kurir, në kabinetin e ministrit të jashtëm serb thonë se Jeremiç gjatë prezantimit të tij nuk e ka thënë këtë deklaratë.
“Në konferencën në fjalë kanë qenë mbi 15 gazetarë dhe asnjëri prej tyre se ka publikuar këtë lajm”, thuhet në sqarimin e lëshuar nga kabineti i Jeremiçit. Ata po ashtu përsëritën qëndrimin e njohur serb se Serbia kurrë nuk do e njohë Kosovën.
Por kabineti i ministrit të jashtëm serb nuk dha shpjegime se përse nuk është kërkuar largimi i këtij lajmi nga uebfaqja e ANP-së.
Ky lajm është publikuar: 22/08/2008