Hagë, gjykata ndihmon Karaxhicin me fond shtesë
HAGE- Presidenti i Gjykatës ndërkombëtare për krime të luftës, Partik Robinson, i ka dhënë Radovan Karaxhicit, fonde shtesë për mbrojtjen e tij kundër akuzave për mizori gjatë luftës në Bosnjë.Zoti Robinson tha se për këtë çështje Karaxhicit do t’i lejohen 165 mijë euro. Procesi gjyqësor kundër ish liderit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, që është i akuzuar për krime të luftës dhe gjenocid, ka filluar në muajin tetor, por i akuzuari i kishte bojkotuar seancat duke thënë se nuk i është dhënë kohë e mjaftueshme për përgatitje.Parashihet që procesi do të vazhdoj më 1 mars të vitit të ardhshëm.Karaxhic përballet me 11 akuza për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe genocid në luftën e Bosnjës në vitet 92-95.Ai u kap vitin e shkuar në Beograd i maskuar me emër të rremë, pasi qëndronte prej13 vjetësh në arrati.Karaxhic akuzohet se orkestroi masakrat ndaj joserbëve në luftën e Bosnjës, bashkë me gjeneralin Ratko Mladic, i cili është ende në arrati. Në fakt që kur nisi gjyqi, të mbijetuarit e luftës në Bosnjë Hercegovinë ishin skeptikë për procesin dhe për dënimin e Karaxhic.Ata thonë se edhe ai do i shpëtoje drejtësisë si Milloshevici, gjyqi i të cilit nuk përfundoi me një vendim, pasi ai vdiq në qelinë e Hagës.(m.a/rel/BalkanWeb)