Nënshkruhet marrëveshja me Eurokopter, Shqipëria blen 5 helikopterë
TIRANë- është nënshkruar sot në ministrinë e Mbrojtjes kontrata për blerjen e 5 helikopterëve tip AS 532 AL COUGAR, të cilët do të futen në përdorim në strukturën e forcave tona ajrore përgjatë 3-4 viteve të ardhshëm. I pranishëm në ceremoni Ministri i Mbrojtjes Arben Imami e vlerësoi nënshkrimin e kësaj kontrate si një moment shumë të rëndësishëm për Forcat e Armatosura Shqiptare dhe veçanërisht për Brigadën Ajrore.Në këtë ceremoni përshëndeti edhe zv.presidenti i kompanisë Eurokopter, z. Thomas Hein. Nënshkrimi i kësaj kontrate u finalizua pas një procedure prokurimi, si dhe u pasua nga negocime midis ekspertëve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe kompanisë së njohur Eurokopter. Helikopterët e tipit AS 532 AL COUGAR janë një version ushtarak i familjes “Super Puma“. Vlera e kësaj kontrate kap shifrën e me shume se 78 miljon eurov. Kontrata përfundon në vitin 2013 me mbërritjen e helikopterit të fundit.(m.a/News24/BalkanWeb)