Cmimi i energjisë, Prifti: Mekanizma kompensimi për CEZ
TIRANE- Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës Dritan Prifti do të ndërhyjë për të zgijdhur ngërcin mes kompanisë CEZ dhe Entit Rregullator të Energjisë lidhur me rritjen në masën 13% të cmimit të energjisë. Në një intervistë ekskluzive për televizionin News24, Ministri Prifti deklaron se nuk do të ketë rritje të metejshme të cmimit, por mund të gjenden mekanizma kompensimi për kompaninë, me qëllim mbulimin e një pjese të humbjeve. “Do të kërkoj një konsultim me Entin Rregullator për tu informuar më në detaje për ankesën që do të shkojë nga OSSH-ja atje, ëpr të parë mundësinë se si ndonjë pjesë e ankesës së OSSH-së mund të rishikohet. Unë mendoj se ka mekanizma kompensimi dhe duhet të aktivizohen për të garantuar kompaninë. Ka disa mekanizma kompensimi dhe unë do të insistoj që të paktën pjesën që ka në dorë qeveria ne duhet të bëjmë maksimalen për të kompensuar në një mënyrë të drejtë kompanisë.” shpreh Ministri Prifti. Kompania ceke CEZ ka deklaruar se do të nisë procedurat ligjore për të prekur garancinë 60 milionë euro të dhënë nga Banka Botërore për procesin e privatizimit. Ndrëkohë kreu i Energjetikës Prifti deklaron se është në interesin e të gjitha palëve që të gjendet një zgjidhje tjetër, me qëllim që privatizimi i OSSH-së të jetë i suksesshëm. “Në dëshirojmë që privatizimi të jetë i suksesshëm dhe OSSH të mos kërkojë të preki garancinë që është vënë nga qeveria. Sipas Entit Rregullator CEZ nuk ka të drejtë ta prekë garancinë me vendimin që ata kanë marrë , por është një cështje e cila duhet të interpretohet nga juristët” theksoi Prifti. Enti Rregullator i Energjisë vendosi të rrisë me 13 për qind cmimin e energjisë elektrike për vitin e ardhshëm, ndërklohë që pronari i ri i OSSH-së kishte kërkuar një rritje në masën 23 për qind. (e.n/News24/BalkanWeb)