Aksident në aksin Krastë-Bulqizë, një i vdekur
BULQIZE- Një aksident i rëndë, si pasojë e kushteve të vështira të qarkullimit në aksin Krastë-Bulqizë, i ka marrë jetën një personi, ndërsa një tjetër është i plagosur. Gjatë udhëtimit në këtë aks të mbuluar nga bora, një makinë tip fuoristradë doli nga rruga dhe përfundoi në greminë. Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri Arjet Shira dhe është plagosur rëndë, drejtuesi i mjetit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mbasdite, ndërsa shënohet edhe aksidenti i parë për shkak të reshjeve të borës. Nuk dihet nëse makina tip fuoristradë udhëtonte në normat e lejuara të shpejtësisë, por dalja nga rruga ka qënë fatale për pasagjerin Shira.(m.a/BalkanWeb)