Europa League, Juventusi përballë Ajaksit
Ajaks-Juventus, Panathinaikos-Roma dhe Atletiko Madrid-Gallatasaraj janë tre përballjet më të forta të turit tjetër të Europa League. Në selinë e UEFA-s është hedhur edhe shorti për 1/16 e Ligës së Europës, e cila hyn tashmë në fazën me eliminim direkt. Sfidat më interesante janë sidomos ato ku ndodhen skuadrat e ardhura nga Champions League, si Juventus, Liverpul apo Volfsburg. Bardhezinjtë do të kenë përballë një njohje të vjetër si Ajaksi, ndërsa Liverpuli i Rafa Benitez do të ndeshet me rumunët e Unireas. Roma do të ketë një ndeshje deri diku të vështirë ndaj Panathinaikosit, ndërkohë që një çift tepër interesant është edhe ai mes Vilarealit dhe Volfsburgut. Valencia ndërkaq do të ndeshet me Bryzhin, ndërsa Hamburgu do të ketë përballë PSV Eindhoven. Këto janë 16 çiftet e Europa League: EUROPA LEAGUE Rubin - Hapoel Bilbao - Anderleht FC Kopenaghen – Marseje Panathinaikos-Roma Atletiko M.-Galatasaraj Ajaks-Juventus Bryzh-Valencia Fulham-Shakhtar Liverpul-Unirea Hamburg-PSV Villareal-Volfsburg Standart-Salzburg Tvente-Verder Bremen Lile-Fenerbahce Everton-Sporting Herta-Benfika (e.n/A.Latifi/BalkanWeb)