Hage grindet me gjykatesin. Mlladic debohet nga salla

Ratko Mlladic është dëbuar nga salla e gjyqit gjatë seancës së sotme dëgjimore pas një grindjeje me gjykatësin. Ai u largua nga salla pasi ndërpreu në më tepër se një rast seancën. Gjykatësi Alfons Orie refuzoi kërkesën e avokatit të Mlladic përsa i përket shtyrjes së vetë deklarimit. Mlladiç u përpoq disa herë të fliste në fillim të seancës e u qortua nga gjykatësi Orie pasi komunikoi.
Më pas Mlladiç nuk pranoi të vetëdeklarohej pasi kërkesa e tij për të ndryshuar avokatin u mohua. Pak para se gardianët ta shoqëronin Mlladiç jashtë sallës ai i bërtiti Gjykatësit Orie: "Ju doni të më impononi mbrojtjen time! Çfarë lloj të një gjykate jeni?”
Para mbylljes së seancës gjykatësi lexoi të 11 akuzat kundër tij përfshirë këtu akuza për vrasje dhe gjenocid. Kjo është hera e dytë që Mlladic doli para panelit gjykues pas një seancë më 3 qershor, ku ai nuk pranoi të deklarohet për akuzat që i quajti të padurueshme.
Ish- komandanti serb i Bosnjës akuzohet për krime lufte, të ndodhura në konfliktin e Bosnjës në vitet ’90-ta, përfshirë masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8,000 burra dhe djem myslimanë.