Pa varr perkujtohet Hasan Tahsini

130 vjet nga vdekja e rilindasit dhe filozofit Hoxhë Hasan Tahsini, shqiptarët ende nuk e dinë vendin ku ai prehet. Në këtë përvjetor shoqata shqiptaro-turke, është përpjkeur të risjellë në kujtesë vlerat e kësaj figure, por edhe të bëjë një thirrje për gjetjen e varrit të tij.
Sipas kryetarit të shoqatës Ibrahim Hoxha, Hasan Tahsini ishte njeriu që nxiti atdhetarët shqiptarë të vepronin për ç ështjen kombëtare deri në arritjen e pavarësisë. Hasan Tahsini ishte ndërkohë edhe një nga mendjet më të ndritura të diasporës shqiptare, por edhe të Stambollit të shekullit të 19-të.
Shkencëtar dhe filozof ai u bë rektori i parë i Universitetit të Stambollit ku studiuan edhe rilindasit që erdhën pas tij.