Thaci-Ashton Kosova me afer BE-se

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vizitës së tij zyrtare në Bruksel u takua me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Catherine Ashton. Ashton dhe Thaçi gjatë takimit diskutuan për situatën në Kosovë, raportet e Kosovës me BE-në, e dialogun në mes të Prishtinës dhe Beogradit.
Baronesha Ashton në një konference të përbashkët për shtyp ndër të tjera vlerësoi qëndrimin e mbajtur nga Kosova në bisedimet konstruktive mes palëve dhe theksoi pesperktivën europiane të shtetit të ri.
Kryeministri Thaçi falenderoi baroneshën Ashton ndër të tjera dhe për ndihmën e ofruar në ndërmjetësimin e dialogut mes dy vendeve. Vizita e kryeministrit Thaçi në Bruksel realizohet vetëm dy ditë pas arritjes së disa marrëveshjeve mes Prishtinës dhe Beogradit.
Delina Bitraku