Hagë, hapet procesi ndaj Florence Hartmann
Hagë - U hap sot procesi ndaj ish-zëdhënëses së kryeprokurores së Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPI), Florence Hartmann, e akuzuar për cenim të gjykatës pasi transmetoi informacione konfidenciale.
Gazetarja franceze akuzohet se ka detajuar përmbajtjen e dy vendimeve konfidenciale të Gjykatës së Apelit të TPI-së, që ishin kundër publikimit të dokumenteve. Këto dokumente, kanë mundësuar, sipas saj të provohet implikimi i shteti serb në gjenocidin e Srebrenicës (Bosnjë) që u kushtoi jetën afro 8 000 myslimanëve në 1995.
Këto vendime të dhëna në kuadër të procesit të ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviç ishin përmendur në tre faqe të një libri të Florence Hartmann të botuar në 2007, "Paqe dhe ndëshkim. Luftërat sekrete të politikës dhe drejtësisë ndërkombëtare" dhe një artikull të shkruar në janar 2008.
"Gjykatës të kësaj gjykate i kanë bërë këto vendime publike në gjykimet e tyre që i kanë dhënë në seanca publike, nënvizoi avokati i Hartmann, Karim Khan. "Pra nuk kemi shkelje të konfidencialitetit", shtoi ai.
Florence Hartmann, 46 vjeçe, që do të dalë përpara drejtësisë deri të mërkurën dhe që u shpreh e pafajshme, ka qenë zëdhënëse e prokurores së TPI-së Carla Del Ponte nga viti 2000-06. Ajo rrezikon deri në shtatë vjet burg dhe 100 000 euro gjobë.