E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjenden të vrarë tre pengjet e rrëmbyer në Jemen

Sana - Tre nga nëntë personat e marrë peng këtë fundjavë në Jemen janë gjetur të vrarë me armë zjarri në veri të vendit. Lajmi bëhet i ditur nga një burim qeveritar, i cili thotë se viktimat e gjetura janë tre gra që mendohen si pjesëtare të grupit të rrëmbyer.

''Tre gratë u gjendën në Sana'', tha burimi. Shtatë qytetarë gjermanë, një britanik dhe një korean u rrëmbyen në zonën e Sanës, në veri të Jemenit.

Jemeni, vendi më i varfër arab, po përballet me një revoltë në veri të vendit, që është në vetvete një lëvizje separatiste. Ndërkohë, vlen për t'u përmendur një rigjallërim i militantizmit nga ana e rrjetit terrorist të
al-Kaidës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›