Ahtisari mbërrin sot për një vizitë në Prishtinë
Prishtinë -Gjatë ditës së sotme në Kosovë, pritet të mbërrijë ish-ndërmjetësi i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari. Si parin e vizitës së tij, Ahtisari do ta çel me takimet me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Skënder Hyseni dhe me Peter Feith. Presidneti Ahtisari do te nderohet nga Garda e FSK-së.
Ish-presidenci finlandez, do të zhvillojë takime edhe me Presidentin Sejdiu, Kryeministrin Thaci, Kryetarin e Kuvendit Krasniqi. Ahtisari do të marrë pjesë edhe në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Deputetëve do t'u drejtohen Kryetari i Kuvendit Krasniqi, Presidenti Sejdiu, Kryeministri Thaci dhe Presidenti Ahtisari. Gjithashtu, Presidenti i Kosovës Sejdiu do të shtrojë edhe një darkë për nder të Ahtisarit.