E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ischinger këshillon ‘durim strategjik’

Prishtinë -Ish-ndërmjetësi i BE-së në bisedimet shtesë për statusin e Kosovës, ambasadori Wolfgang Ischinger i ka deklaruar BBC-së se Serbia nuk mund dhe nuk do të arrijë anëtarësimin në BE pa zgjidhjen e problemit të saj me Kosovën. Sipas tij, perspektiva e anëtarësimit në BE do të ndihmojë që të arrihet një zgjidhje dhe një marrëveshje, pavarësisht formatit, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Ambasadori Ischinger, që qëndron në Prishtinë në kohën kur vendi po bëhet gati për të kremtuar njëvjetorin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës, tha se udhëheqja politike në Beograd nuk do të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës deri sa të mos jepet një mendim këshillues i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Por ai tha se vendimi i Gjykatës së Hagës do t’i lehtësojë Beogradit dhe Kosovës që të fillojnë një proces të dialogut dhe të punës në çështjet praktike, proces ky, që sipas tij, do t’i mundësojë dhe inkurajojë pakicën serbe që të pranojë faktin se jeton në një Kosovë e cila ka Kushtetutën e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›