E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të shpërngulurit nga Presheva tentojnë kthimin

Gjilan- Një numër i madh i të zhvendosurve nga Lugina e Preshevës në Kosovë janë duke punuar për kthimin e tyre në trojet e veta ku kanë jetuar më parë. Banorët e Komunave të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës që aktualisht janë shpërngulur dhe jetojnë në Kosovë, janë organizuar dhe këto ditë në Gjilan, kanë themeluar Lëvizjen për kthim dhe Integrim të quajtur ‘Guri i Zi’ .

Lëvizja për kthim dhe Integrim(LKI) “Guri Zi” përbëhet nga njerëz të devotshëm, profesorë, veprimtarë dhe aktivistë të të gjitha profileve, me një kryesi prej 21 anëtarëve. Ata theksojnë se kjo lëvizje do të fokusohet veçmas në çështjet thelbësore, krijimin e kushteve për kthimin e të gjithë të zhvendosurve shqiptarë në trojet e tyre dhe për integrimin e të gjithë atyre banorëve që janë zhvendosur si pasojë e luftës nga tri Komunat.

Lëvizja për kthim dhe Integrim(LKI) “Guri Zi” njofton se do ta angazhohet të sensibilizojë edhe opinionin ndërkombëtar që të pranohet se të zhvendosur ka edhe shqiptarë nga tri komunat e sipër përmendura .

“Pushteti i Serbisë nuk interesohet për shtetasit e vetë, nuk ka investuar fare as për kthim e as për integrimin e banorëve shqiptarë. Gjendja është alarmante sidomos në Komunën e Medvegjës, Malësinë e Bujanocit dhe në Karadak të Preshevës, ku fshatra dhe lokalitete të tëra kanë mbetur të zbrazura pa investime dhe kushte për kthim”, theksoi Refik Hasani, Sekretar i përgjithshëm i kësaj Lëvizjeje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›