Haradinaj: Ndryshimet perpjekje te nje qeverie ne krize
PRISHTINE- Opozita kosovare reagon me dyshim ndaj riformatimit te kabinetit qeveritar.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në reagimin e tij të parë pas ndryshimeve në qeverinë e Kosovës i ka deklaruar se kjo është një përpjekje e kryeministrit të vendit që t’ia vazhdojë jetën qeverisë së tij, e cila sipas tij, tashmë është në krizë.
Ai ka deklaruar në një intervsitë për BBC- në se kjo qeveri nuk mund të dalë nga kriza me ndërrimin e ministrave, por me zgjedhjet e parakohshme, të cilat do të duhej të mbaheshin sa më parë.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi bëri dje publik vendimin për ndryshimet në qeverinë të cilën ai e drejton.
Kabineti pësoi ndryshime në të paktën gjashtë dikastere ministrore, ndërsa risolli në skenën politike edhe dy ish-kryeministra, Bajram Rexhepin që u vu në krye të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Bujar Bukoshin që do të drejtojë Ministrinë e Shëndetësisë.
Në krye të Ministrisë së Administrimit Publik është vendosur Edita Tahiri,nga Alternativa Demokratike e Kosovës, parti kjo në koalicion me PDK-në, në Ministrinë e Drejtësisë u vendos Haki Demolli, në ministrinë e Bujqësisë, Blerand Stavileci dhe në Ministrinë e Kulturës, Rinisë e Sporteve Lutfi Haziri.
Ndryshimet në qeveri, që u quajtën edhe si riformatim, u paralajmëruan në periudhën e përplasjes mes dy partnerëve në koalicion, gjatë fushatës për zgjedhjet lokale në nëntor të vitit të kaluar.
Thaci mori vendim dhe për formimin e një ministrie të re, ministria për integrime evropiane në kry të së cilës u vendos Besim Beqaj, kryetar aktual i Odës Ekonomike të Kosovës.
(s.g/BalkanWeb)