Konteksti i emrit Gruevski-Papandreu takim në shtator
SHKUP- Zgjidhja e konteksit të emrit, pritet të jetë nisma e re e negociatave midis kryministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevski dhe homologut të tij grek Jorgos Papandreu.
Dy zyrtarët e lartë pritet të takohen në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 66 të OKB-së në Nju Jork, që do të mbahet më 13 shtator.
Nga kabineti i kryeministrit Nikolla Gruevski kanë vërtetuar se kryeministri do të udhëtojë në Nju Jork i shoqëruar nga ministri i jashtëm, Nikolla Popovski, raporton INA.
Siç bëjnë të ditur burime qeveritare gjatë kësaj vizite pritet edhe takimi midis Gruevskit dhe kryeministrit grek Jorgos Papandreu, i cili do të jetë i pranishëm në Asamblenë e OKB-së.
Sipas mediave maqedonase, nga zyra e ndërmjetësit të OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimic janë dhënë sinjale se do të nxiten impulse të reja për rifillimin e negociatave për kontestin e emrit.
(e.m/BalkanWeb)