Hagë, mbrojtja jep konkluzionet për Haradinaj

Ramush Haradinaj
HAGE- Mbrojtja jep konkuzionet ne procesin permbylles per Ramush Haradinaj, i akuzuar per krime lufte, ndaj te cilit prokuroria kerkoi denimin me 20 vite burg.
Nje dite me pare, Prokurorët e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, nën akuzën për krime lufte për ish kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj kerkuan 20 vite denim. Të njëjtin dënim Prokurorët kanë kërkuar edhe për dy bashkëluftëtarët e Haradinajt, Idriz Balajn dhe Lah Brahimajn.
“Dënimi më i vogël që duhet shqiptuar është 20 vjet burgim, ka thënë prokurori Pol Roxhers, sipas agjencisë së lajmeve AFP.
Ndërkaq mbrojtja ka kërkuar nga Tribunali, që ta shpallë zotin Haradinaj të pafajshëm në atë që njihet si rasti më i gjatë në historinë e kësaj gjykate.
“Të shpallë gjithashtu se ai është i pafajshëm jo vetëm pse prokuroria ka dështuar të provojë rastin, por se është i pafajshëmn në kuptimin e plotë të fjalës”.
Avokati i Haradinajt, Ben Emerson tha se jo çdo hero lufte është edhe kriminel lufte, duke shtuar se Haradinaj është njeri i ndershëm, që bëri një luftë të ndershme.
Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Tribunali vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.