E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata: 5 milionë lekë gjobë Sajmir Tahirit

Tahiri dje gjatë gjyqit

TIRANE Deputeti i Partisë Socialiste, Sajmir Tahiri, u dënua nga Gjykata, e cila e urdhëroi tu paguajë 5 milionë lekë dëmshpërblim në total fëmijëve të Kryeministrit Sali Berisha. Ky ishte vendimi i Gjykatës së Tiranës në lidhje me padinë për shpifje të bërë nga Argita Malltezi dhe Shkëlzen Berisha ndaj deputetit Tahiri. Pas 13 seancash shqyrtimi gjyqësor, gjyqtari Ilir Çeliku vendosi dje pranimin e pjesshëm të padisë. Në vendim Gjykata e detyronte të paditurin Sajmir Tahiri tu paguante paditësve përkatësisht nga 2.5 milionë lekë dëmshpërblim. Në padinë e tyre, fëmijët e Kryeministrit Berisha kërkonin dëmshpërblim 8 milionë lekë në total, nga 4 milionë secili, nga ana e deputetit Tahiri. Vendimi i Gjykatës u prit me brohoritma dhe duartrokitje nga të deputetë të tjerë të Partisë Socialiste dhe mbështetës të saj të pranishëm në sallë, në formë ironie mbi verdiktin gjyqësor. Pas shpalljes së vendimit, deputeti Tahiri u shpreh se procesi ishte i montuar politikisht dhe se ai do ti drejtohej Gjykatës së Apelit. Ishte një vendim thuajse jo surprizë për mua, për sa kohë procesi gjyqësor ishte i montuar politikisht deri në atë pikë sa nuk linte shpresë të besoje se mund të kishte ndonjë vendim të drejtë, të paanshëm. Kam frikë që nuk foli drejtësia në këtë rast. Folën fëmijët e Kryeministrit me gojën e gjyqtarit. Siç kam frikë se ky gjyqtar dëshmoi edhe njëherë si drejtësia mund të jetë e sëmurë deri në pikën që të instrumentalizohet dhe ti nënshtrohet pushtetit politik. Unë, dënim, qoftë edhe me një lek, jo më me shumën që caktoi gjyqtari, po njëlloj e konsideroj. Dënim të padrejtë, duke qenë se penalizon fjalën e lirë të të gjithë atyre që kanë guxim të tregojnë me gisht ata që vjedhin, tha deputeti i PS-së. Deputeti Tahiri u padit nga fëmijët e Kryeministrit për shkak të disa deklaratave të bëra prej tij në emër të tyre në programin Zonë e Lirë më 7 tetor 2011. Në atë transmetim, deputeti Tahiri pohonte se fëmijët e Kryeministrit ishin të përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme. Sipas paditësve, deklaratat e deputetit ishin të pavërteta dhe kanë cenuar nderin dhe personalitetin e tyre. Vendimi i djeshëm ishte i disati në Gjykatën e Tiranës ku ai gjobitet për shpifje. Në tetor 2011 ai u gjobit me 3.3 milionë lekë pas një padie për shpifje nga deputetja Albana Vokshi. ar.ba

Edi Rama
Kryetari i PS-së, Edi Rama, ka reaguar dje në Twitter, pas vendimit të gjykatës për ta dënuar deputetin Sajmir Tahiri me një gjobë prej 5 milionë lekësh. Gjykata e Babit dënon deputetin e opozitës pse tha publikisht që fëmijët e Kryeministrit janë të përfshirë në rrugët e korrupsionit qeveritar!. Më tej, ai vijon: Gjobë 50 milionë nga një gjykatë, e cila refuzon prova dhe dëshmitarë, e vetëm shfryn dufin e Babit që do që ti mbyllë gojën opozitës me gjoba. Ndërkaq, në reagimin e fundit, Rama shkruan: Deputeti Sajmir Tahiri kishte edhe provat, edhe dëshmitarët, por Babi kishte gjykatësin qorr e shurdh me emrin Çelik që refuzoi prova e dëshmi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›