E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi në KLD:Zgjedhjet e 2009-ës do ti japin fund trazicionit

Presidenti Topi në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u shpreh se zgjedhjet e 2009-ës janë më të rëndësishmet sepse do ti japin fund trazicionit. Gjatë fjalës së tij, Topi i ka cilësuar gjithashtu zgjedhjet e qershorit 2009, si vendimtare për proceset integruese të vendit. Duke uruar që zgjedhjet të zhvillohen në një klimë të qetë, Topi kërkoi direkt nga nga partitë politike që këto të fundit të garantojnë një proces të qetë. Ndërsa për përzgjedhjen e 8 anëtarëve të kolegjit zgjedhor Topi u shpreh se zgjedhja e gjyqëtarëve do të bëhet në dy faza ku faza e parë do të kryhet sipas ligjit dhe faza e dytë do të hidhet me shortin me gogla. Sipas tij është shumë pozitive futja e elementeve të rinj në gjykatë dhe ai shpreson që zgjedhjet të jenë të lira dhe të pakontestueshme. Institucionet janë në një moment kyç për integrimin u shpreh Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›