Policët turq largohen nga Kosova
Prishtinë - Në Kosovë është organizuar një mbrëmje me rastin e ndarjes së policisë turke nga Kosova. Pasi misioni i Kombeve të Bashkuara UNMIK, ia dorëzoi detyrën misionit të Bashkimit Evropian EULEX edhe kontingjenti i policëve turq në Kosovë është pakësuar. Nga 150 policë që kryejnë detyrën në Kosovë, 81 vetë do të kthehen në Turqi. Në kuadër të misioneve EULEX dhe UNMIK në Kosovë do të kryejnë detyrën gjithsej 60 policë Turq.
Në mbrëmjen e organizuar prej Shoqatës "Gerçek" në kryeqytetin Prishtinë të Kosovës për nder të ndarjes nga detyra të 81 policëve turq , i ngarkuari me detyrë në ambasadën e Prishtinës Doğan Işık (Doan Ëshëk) u shpreh se polici Turk ka si veçanti që të përqafojë të gjithë nga ana sociale dhe kulturore edhe kur nuk është në krye të detyrës.
Kurse Kryetari i Partisë Demokrate Turke të Kosovës si dhe Ministri i Ambientit dhe i Planifikimit Hapësinor, Mahir Yağcılar (Mahir Jaxhëllar) tha se polici turk ka luajtur një rol shumë pozitiv në Kosovë.