E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hague: Izraeli të zbusë retorikën

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 18:00

Ministri i jashtëm i Britanisë, William Hague, ka kërkuar nga Izraeli të zbusë retorikën, duke thënë se trazirat në vendet arabe mund të pengojnë procesin e paqes.

Hague i tha gazetës i tha londinezes “Times” se kryengritjet popullore në Tunizi dhe Egjipt mund të dëmtojnë zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.

Ai reagoi fuqishëm ndaj thirrjes së kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, drejtuar popullit të tij për të qenë gati ndaj çdo “ndërhyrjeje”.

Hague tha se ndërtimi i vendbanimeve izraelite në territoret e okupuara palestineze është “zhgënjyes” dhe se paqja mund të bëhet e pamundur brenda pak viteve.

Diplomati britanik i bëri këto komente pas largimit nga Tunizia, ku takoi anëtarët e qeverisë së përkohshme, përfshirë dhe kryeministrin Muhamed Gannuchi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›