E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shoferi vret ministrin

Nga Express më 09 shkurt 2011 në ora 18:25

Një ministër në qeverinë e Sudanit të Jugut është qëlluar për vdekje në zyrën e tij në Juba.

Ministri i Kooperativave dhe Zhvillimit Rural, Jimmy Lemi Milla, u vra nga shoferi i tij personal, theksoi Philip Auger, zëdhënës i Ushtrisë Çlirimtare të Sudanit.

Sulmuesi vrau edhe një truprojë para se të vriste veten, theksoi Auger. Arsyet e vrasjes nuk dihen ende, por burime të brendshme konfirmuan se bëhet fjalë për probleme personale.

Incidenti i rëndë vjen vetëm pak ditë pasi rezultatet e referendumit konfirmuan se Sudani i Jugut do të bëhet vendi më i ri që do të shpallë pavarësinë me 9 korrik.

Afërsisht 99 për qind e banorëve të rajonit votuan për pavarësi, në votimet e muajit të fundit. Presidenti i Sudanit, Omar al-Bashir, ka theksuar se do ta pranojë rezultatin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›