E Diel, 1 Nëntor 2026

Hague: Serbia të tërheqë rezolutën për Kosovën

Ministri i Jashtëm britanik William Hague deklaroi në Beograd se Serbia dhe Bashkimi Europian duhet të hartojnë një rezolutë të re për Kosovën, të cilën do të paraqisnin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, prandaj është e nevojshme që Serbia të tërheqë rezolutën e saj, deklaroi Hague pas takimeve në Beograd me presidentin Boris Tadiç dhe autoritete të tjera të larta të Serbisë. Në konferencën e përbashkët me gazetarë, ministri i Jashtëm serb Vuk Jeremiç tha se Serbia nuk do ta tërheqë projektrezolutën e saj, por është e gatshme që të bisedojë me të gjithë faktorët, duke përfshirë edhe Bashkimin Europian, në mënyrë që propozimi i saj të ketë një mbështetje sa më të gjerë. Hague dhe Jeremiq konstatuan se nuk pajtohen rreth çështjes së Kosovës dhe se qëndrimet nuk kanë ndryshuar as pas kësaj vizite. Ministrat kishin qëndrime më të afërta pwrsa i përket ardhmërisë së raporteve mes vendeve ballkanike dhe Bashkimit Europian. Por Hague tha se është i brengosur për shkak të mundësisë që Serbia të mbetet diku në mes të rrugës, mes të kaluarës dhe të ardhmes së saj. Ai shtoi se Serbia të fokusohet në të ardhmen në BE, e jo në Kosovë. Britania ka shtuar presionin diplomatik kundër Serbisë, duke kërkuar që Beogradi të fokusohet në të ardhmen e tij një Bashkimin Europian, e jo të vazhdojë ta kontestojë pavarësinë e Kosovës. Vizita e Ministri i jashtëm britanik, Hague, vjen disa ditë pasi ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, paraqiti mesazhin e tij të ashpër gjatë vizitës në Beograd, duke theksuar se Serbia duhet ta pranoj realitetin e pavarësisë së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›