E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia, merr sot presidencën e KS

Duke nisur nga dita e sotme Turqia merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, në të cilën është një nga 10 anëtaret jo të përhershëme, një detyrë që do ta mbajë deri në fund të muajit. Gjatë mandatit Turqia do të drejtojë dy mbledhje në nivel të lartë.
Më 23 shtator presidenti turk Abdullah Gul do të drejtojë një mbledhje për mbrojtjen e paqes ndërsa më 27 ministri i Jashtëm, Ahmed Davutoglu, do të drejtojë një mbledhje për luftën kundër terrorizmit.
Turqia është anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit që prej muajit janar dhe do të qëndrojë e tillë deri në janar të vitit 2011. Gjithsej 15 anëtarët, përfshi pesë të përhershmit, e marrin presidencën e Këshillit të Sigurimit në rend alfabetik. Turqia e mbuloi një herë këtë pozicion në qershor të vitit të kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›