Një tjetër 17-vjeçare përfshihet në skandalet e Berluskonit

Në skandalet seksuale të kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, përfshihet edhe një 17-vjeçare tjetër.
Vajza e quajtur, Iris Berardi, njihet nga policia si prostitutë dhe mori pjesë në një nga ngjarjet festat që organizoheshin nga Berluskoni para se të mbushte moshën 18-vjeçare, thonë raportet.
Të dhënat e reja janë bërë publike pasi prokurorët e çështjes i paraqitën komisionit hetimor parlamentar disa dokumente të mërkurën.
Nga ana tjetër, Berluskoni dhe avokatët mbrojtës theksojnë se akuzat ndaj tij janë politikisht të motivuara.