E Diel, 1 Nëntor 2026

Egjipt: Vazhdojnë protestat, Elbaradei arrinë në Kajro

Në disa pjesë të Egjiptit sot, ditën e tretë me radhë, janë mbajtur demonstratat kundër qeverisë. Nga këto demonstrata janë vrarë së paku gjashtë vetë.

Raportohet se afro 600 protestues sot janë përleshur me policinë në qytetin lindor, Ismailia.

Lëvizja e të rinjve, 6 Prilli, që ishte njëri nga organizatorët kryesorë të protestave, ka përdorur faqen Twitter në Internet për përhapjen e lajmeve, se protestat janë zhvilluar përsëri në qytetet veriore, Tanta dhe Aleksandria.

Qeveria u ka tërhequr vërejtjen demonstruesve kundër asaj që ajo e ka cilësuar si “axhendë e fshehtë” e lëvizjes opozitare “Vëllazëria Islamike”.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›