Malesi e Madhe, 2 peshkatarë gjenden të mbytur në liqen
MALESI E MADHE- Dy peshkatarë janë gjetur të mbytur sot paradite në ujrat e Liqenit të Shkodrës, në Malësi të Madhe . Të dhënat e para të ngjarjes bëjnë të ditur se viktimat janë Gjovalin Smajli, 40 vjec dhe Nikolin Shabi, 18 vjec janë gjetur të mbytur rreth 50 larg bregut të liqenit në vendin e quajit livadi i Luk Smajlit në Han të Hotit.
Nga familjarët është mësuar se dy peshkatarët ishin larguar nga banesa rreth orës 03. 00 të mëngjesit për të dalë për peshkim me varkë por nuk ishin kthyer më. Të shqetësuar familjarët kanë bërë denoncimin në polici, e cila ka kërkuar dhe ndihmën e policisë së Malit të Zi për të kërkuar gjurmët e dy peshkatarëve.
Kanë qenë pikërisht polumbarët nga Mali i Zi që kanë gjetur trupat e pajetë, 50 metra larg bregut të liqenit në vendin e quajtur livadi i Luk Smajlit në Han të Hotit. Një grup hetimor ka nisur punën për të zbuluar dhe shkaqet e mbytjes së peshkatarëve.
(s.g/balkanWeb)