E Diel, 1 Nëntor 2026

Deklarata e Brukselit: Eshtë koha të zgjidhni krizën

BRUKSEL- Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian Catherine Ashton dhe Komisioneri për zgjerimin Stefan Fule kanë shprehur mbremjen e djeshme se mbështesin iniciativën e kreut të Partive Popullore Europiane Joseph Daul dhe atij të Partive Socialiste Europiane Martin Schulz, për të ulur të dyja palët shqiptare në bisedime për zgjidhjen e krizës politike në vend. Në deklaratën e përbashkët ndër të tjerash thuhet: “Shqipëria ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm në rrugën e saj drejt integrimit evropian. Gjithashtu, një sërë arritjesh të tjera kërkojnë kurajo politike. Bashkimi Evropian është seriozisht i shqetësuar për ngercin e vazhdueshem politik. Jemi të shqetësuar për mosfunksionimin e parlamentit dhe efektet pasuese nëpër institucionet e tjera. është koha më e mirë për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale politike mbi baza që do ti rezistojne kohës. Prosperiteti i Shqipërisë nuk duhet të ndikohet nga vazhdimi i status quo-së”. Përfaqësuesja e lartë e BE dhe komisioneri i bashkohen thirrjes nga ana e grupeve politike të Parlamentit Europian për kreun e qeverisë dhe kreut të opozitës për të marrë përgjegjësinë për gjetjen e zgjidhjeje që do të çojë përpara në mënyrë të qëndrueshme dhe të shpejtë në përputhje me aspiratat e qytetarëve e Shqipërisë, Kushtetutës dhe parimin e transparencës”.
(NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›