E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident, përplaset me tabelën sinjalistike, vdes 23 vjecari

GJIROKASTER-Një aksident i rëndë me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër.
Policia e Gjirokastrës bëri të ditur se drejtuesi i një automjeti 23 vjecari nga Lazarati, Arber Kazma ka humbur jetën pak pasi automjeti me të cilën ai udhetonte ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Sofratike dhe është përplasur me një tabelë sinjalistike rrugore. 23 vjecari udhëtonte me një automjet tip Volsvgen me targa GJ 0100 B nga Jorgucati në drejtim të Gjirokastrës.
Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e tyre.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›