Rasmussen viziton sot Kosovën takon komandantin e KFOR
PRISHTINE- Delegacioni i Këshillit të Atlantikut të Veriut i drejtouar nga kreu i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, viziton sot Kosovën.
Përfaqësuesit e NATO-s do të zhvillojnë bisedime me komandantin e KFOR-it për tu njohur nga afër me gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe në orët e pasdites delegacioni do të japë dhe një konferencë shtypi.
Vizita zhvillohet në kohën kur janë shtuar zërat për shkurtim të mëtejshëm të trupave të KFOR-it për shkak të përmirësimit të sigurisë në Kosovë.
(s.g/BalkanWeb)