Edhe një dënim me vdekje për “Aliun kimik”
Kushëriri famkeq i ish-diktatorit të Irakut, Sadam Hussein, “Aliu kimik” është shpallur sot fajtor për krime kundër njerëzimit, me ç’rast u dënua me vdekje për shkak të sulmit me gaz helmues kundër civilëve.
Anëtarët e familjeve të viktimave, të cilët ishin të pranishëm në gjykatë, shpërthyen në emocione, kur gjykatësi shpalli vendimin se Ali Hassan Al Majid është fajtor për shkak të sulmit me gaz helmues, në qytetin kur Halabja, sulm ky i ndërmarrë në vitin 1988.
Al Majid, i cili nofkën “Aliu kimik” e ka marrë për shkak të përfshirjes së tij në sulm, më herët është dënuar tri herë me vdekje, për shkak të krimeve të kryera gjatë kohës sa ishte Saddami në pushtet, në veçanti gjatë fushatave të qeverisë kundër shiitëve dhe kurdëve në vitet e 80-ta dhe të 90-ta.
Zyrtarë tjerë të regjimit të Saddamit u dënuan me burg, për shkak të rolit që kanë luajtur në këtë sulm.
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Sultan Hashim Al Taie u dënua më 15 vjet burg, e gjithashtu edhe ish-drejtori i shërbimit të inteligjencës të ushtrisë, Sabir Al Douri.
Farhan Al Jubouri, ish-zyrtar i lartë i shërbimit të inteligjencës të ushtrisë, u dënua më 10 vjet burg.