Haiti/ Presidenti:Shkatërrimi është i paimagjinueshëm
Presidenti i Haitit, Rene Preval, ka thënë se shkatërrimi i shkaktuar nga tërmeti i së martës është i paimagjinueshëm, dhe ai ka frikë se mijëra vetë kanë vdekur.
Presidenti Preval i tha "Miami Herald" se kishte kaluar mbi trupa të vdekurish dhe kishte dëgjuar britmat e atyre që ishin zënë nën rrënojat e ndërtesës së parlamentit. Ai tha se shkollat dhe spitalet ishin shkatërruar.
Trupat ishin grumbulluar pirgje pirgje në anë të rrugëve të mbushura nga rrënojat e tërmetit në kryeqytetin e Haitit, Port -O-Prens, i cili ka qënë në afërsi të epiqëndrës së tërmetit. Ndërkohë OKB në Haiti është dëmtuar shumë rëndë nga tërmeti.
Selia e saj në kryeqytet është shkatëruar dhe shefi i saj z.Anabi dhe shumë pjestarë të stafit rrezultojnë të humbur. Brazili dhe Jordania kanë njoftuar se kanë humbur ushtarë paqeruajtës. Kina tha së shumë nga forcat e saj janë nën rrënoja.
Një zyrtarë i OKB-së në Nju Jork tha se kjo mund të jetë kriza më e rëndë e kësaj organizate që nga vënia e bombave në ndërtesat e saj në Bagdad në 2003.