Dëbimi i Bogdanoviçit nga Kosova, BE: Shkeli procedurat
Ministri serb Goran Bogdanoviç u dëbua nga Kosova pasi nuk kishte respektuar procedurat që parashikohen për vizitat zyrtare në shtetin e ri. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e përfaqesuesit të posaçëm të BE-së, Julia Reuter, e cila ka theksuar se në raste të tilla duhen respektuar disa parime dhe procedura që ekzistojne mes Beogradit, BE-së dhe Prishtinës.
"Kur bëhet fjalë për vizitat zyrtare, ekzistojnë parime dhe procedura për të cilat janë pajtuar Beogradi, BE-ja dhe Prishtina, dhe në këtë rast këto procedura nuk janë ndjekur", thuhet në prononcimin e zëdhënëses Reuter.
Zëdhënësja ka shtuar më tej se mënyra se si Bogdanoviç ka zhvilluar vizitën e tij mund të shkaktonte probleme në ruajtjen e rendit publik.