Plas përleshja, transferohen emigrantët
Itali
Rreth 300 afrikanë emigrantë janë evakuuar nga një qytet italian pas tri ditë protestash. Pjesa më e madhe e tyre ishin mbledhës frutash në Kalabri dhe janë dërguar me autobusë në qendrat e emergjencës. Gjatë përleshjeve janë plagosur rreth 37 persona dhe disa makinave u është vënë zjarri. Përleshjet kanë nisur pasi dy emigrantë janë goditur nga disa të rinj vendas. Opozita menjëherë ka reaguar, duke thënë se çështja e emigrantëve nuk është marrë seriozisht dhe nuk është zgjidhur siç duhet nga qeveria. Sipas opozitës, situata ka qenë e vështirë në Rosario, sepse për vite me radhë emigracioni ilegal që ushqen edhe aktivitetet kriminale është toleruar dhe nuk është bërë asgjë për ta parandaluar. Pjesa më e madhe e emigrantëve janë nga Gana, Nigeria dhe vende të tjera afrikane. Ata jetonin nëpër tenda dhe streha të ndryshme pa asnjë kusht të përshtatshëm për të jetuar dhe përdoren me paga shumë të ulëta nga vendasit për të kryer punë të dorës së fundit. Pas tri ditësh me trazira, qetësia është vendosur në vend, por sigurisht që nuk është mbyllur një problem që mund të gjenerojë sërish reaksion dhe përplasje.
#