E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti/ Shembet shkolla, vdesin 4 fëmijë



Nuk kanë të sosur tragjeditë për Haitin, vendin ishullor të shkatërruar nga tërmeti 7 ballësh në janar të këtij viti. Një shkollë është shembur dhe për pasojë kanë humbur jetën katër fëmije. Ndërtesa ku po zhvillonin mësimin nxënësit, u shkatërrua si pasoje e reshjeve të dendura të regjistruara gjatë ditëve të fundit. Reshjet e shiut kanë shkaktuar rrëshqitje të tokës e për pasojë paqëndrueshmëri për godinën. Përveç katër viktimave të kësaj tragjedie të radhës për haitianët, pati edhe disa fëmijë të plagosur. Ngjarja ndodhi në fillimjavë kur një pjesë e murit të shkollës fillore të Cap Haitian, në veri të Haitit, u shemb dhe provokoi pasoja fatale. Haiti u godit në 12 janar nga një tërmet i fuqishëm që shkaktoi rreth 230 000 të vdekur. Bilanci për viktimat e rrëzimit të murit të shkollës u bë publik nga mbrojtja civile lokale. Ndërsa më herët u raportua nga Kryqi i Kuq për tre fëmije të vdekur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›