E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel:Mund të ketë përjashtime nga eurozona



Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se largimi i disa vendeve nga blloku 16-anëtarësh i eurozonës mund të jetë një opsion, nëse ai vend vazhdimisht i shkel rregullat fiskale. Në një fjalim në parlament, Merkel tha se opsioni mund të përdoret vetëm "si mjet i fundit". Ajo tha se valuta e përbashkët europiane aktualisht po përballet me sfidën më të madhe deri më sot, të nxitur nga problemet e borxhit të Greqisë.
Merkel tha se asnjë vend nuk duhet të mbetet i vetmuar, por shtoi se "mbështetja e shpejtë" për Greqinë nuk është përgjigja e duhur, dhe se problemi duhet "të goditet në rrënjë. Ndërkaq kancelarja gjermane, Angela Merkel gjatë një fjalimi në Bundestag, ka mbrojtur borxhin e ri rekord në buxhetin e vitit 2010. "Ky buxhet është një përgjigje logike ndaj sfidës për të rivendosur fillimisht në lëvizje rritjen ekonomike", tha Merkel gjatë debatit të përgjithshëm për buxhetin në parlament. Njëkohësisht ajo i përgatiti qytetarët për shkurtime të ndjeshme në sektorin social. Kancelarja mbështeti qartë ministrin e financave, Wolfgang Schäuble dhe kursin e tij të kursimeve.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›