E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti, nxirret një 24-vjeçar i gjallë nga rrënojat e tërmetit

11 ditë pas tërmetit në kryeqytetin haitian, forcat ndërkombëtare të shpëtimit kanë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e një hoteli një 24-vjeçar.
24-vjeçari ishte personi i fundit nga 130 personat që janë nxjerrë të gjallë nga rrënojat e tërmetit të 12 janarit, prej forcave franceze dhe greke të shpëtimit.
Pas katër orësh operacion shpëtimi, shtetasi haitian Zhan Elie Jeanpierre, u nxorr me kujdes nga rrënojat e Hotel Napoli Inn. Forcat e shpëtimit thanë se i mbijetuari ishte në gjendje të lëvizte gjymtyrët e tij, por ishte i etur.
Vëllai i Jeanpierre tha se ishte përpjekur disa herë të kërkonte ndërtesën që kishte zënë 24-vjeçarin por ishte ndaluar nga policia.
Ambasadori Francez në Haiti përgëzoi ekipet e shpëtimit në suksesin e tyre.
"Ata gjithmonë mendojnë se është dikush për tu shpëtuar edhe nëse kjo nuk është e arsyeshme për tu besuar. Dhe si rezultat ne shpëtuam një jetë", tha ambasadori Didier Lebray. Lebary shtoi gjithashtu se "Vjen një pikë kur ti duhet të ndalosh pasi tashmë duhet të rindërtosh atë që u shkatërrua. Përfundimisht nuk mund të vazhdojmë më me fazën e shpëtimit."
Kombet e bashkuara thanë se qeveria haitiane kishte deklaruar përfundimin e fazës së kërkimit për të mbijetuar nga tërmeti, por disa operacione po vazhdojnë ende.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›