E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti, shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Në haiti është shpallur gjendja e jashëzakonshme. Kryqi i Kuq Ndërkombëtar me anë të një deklarate dhënë prej zëdhënësit të saj, Simon Schorno deklaron se të mbijetuarit e tërmetit katastrofik në Haiti ndodhen në një situatë tepër dramatike. Sipas Kryqit të Kuq Ndërkombëtar qindra mijëra të mbijetuar në Haiti ndodhen për të pestën natë radhazi në qiell të hapur, shumica pa ushqime e veshmbathje, ndërsa kërcënohen nga epidemite masive. Ndërkaq një shifër prej 100 milion eurosh është garantuar si ndihmë nga Bashkimi Europian në dispozicion të banorëve të Haitit, që do të shërbejnë për ndihma imediate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›