Kosova, e pakënaqur me njohjet e Ligës Arabe
Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ka deklaruar se Prishtina zyrtare është e pakënaqur me numrin e vendeve arabe që kanë njohur pavaresinë.
Këtë qëndrim shefi i diplomacisë kosovare e bëri gjatë një takimi të zhvilluar me sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, në Kajro.
"Kosova e meriton mbështetjen e botës myslimane", ka deklaruar Hyseni në takimin me Amer Musa. Nga 22 vendet anëtare të Ligës Arabe, vetëm gjashtë prej tyre kanë njohur shtetin e ri të Kosovës.