Hajdeni në Preshevë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për lejimin ose moskushtëzimin e Presidentin serb Boris Tadic, që krahas vizitës së tij në Kosovë të bëhet një gjë e tillë nga autoritetet kosovare në Luginën e Preshevës.
Mustafa ka thënë se duhet të realizohen vizita të tilla edhe nga qeveritarët kosovarë dhe shqiptarë në Luginë të Preshevës.
Sipas Kryetarit të Preshevës, në këtë mënyrë do të krijohet ndjenja më e mirë e sigurisë së shqiptarëve në këto treva.
Njëherit, Kryetari i Komunës së Preshevës, e konsideron të papranueshëm miratimin e buxhetit republikan të Serbisë në vlerën prej 40 milionë eurosh për strukturat paralele serbe në Kosovë.