Hajdutët në shtëpinë e Muntarit

Derisa ishte duke u inkuadruar si rezervist në takimin kundër Fiorentinës, të shtunën mbrëma, hajdutët kishin depërtuar në shtëpinë e tij.
Ndodhi kjo në Milano, ku mesfushori i Interit, Sulley Muntari për herë të dytë prej kur gjendet në Itali është vënë në shënjestër të hajdutëve.
Fillimisht kishte pësuar më 2009 kur ishte plaçkitur në veturë. Kësaj radhe, është sulmuar shtëpia e tij dhe sipas medieve italiane atij i janë marrë disa gjësende me vlerë përfshirë stoli ari dhe syze.