Davutoglu: Siria po rrezikon sigurinë rajonale

Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutoglu, deklaroi se Turqia nuk dëshiron të përzihet në punët e brendshme të Sirisë, por shtoi se nuk mund të rrijë duarkryq sa kohë që siguria e rajonit është e ekspozuar ndaj rrezikut.
"Turqia nuk ka dëshirë të përzihet në punët e brendshme të asnjë shteti, por përderisa paraqitet rrezik për sigurinë rajonale, atëherë ne nuk do të mund të lejojmë luksin që të qëndrojmë mënjanë dhe të vëzhgojmë", tha krye-diplomati turk.
Davutoglu shtoi se Turqia ka përgjegjësi dhe të drejtë që t'i thotë "mjaft" Damaskut, përderisa ekspozon ndaj rrezikut edhe sigurinë turke.