I tradhton "facebook"-u, kapen grabitesit e makinave
Tirane-Komunikimi nepermjet "facebook"-ut, i kthyer ne nje mani masive ne te gjithe boten, ka tradhtuar aktivitetin e nje grupi grabitesish ne kryeqytet. Per te realizuar me sukses vjedhjet e tyre, pjesetaret e nje grupi grabitesish makinash, kishin vene ne perdorim adresat e tyre elektronike ne "facebook" dhe "yahoo". Komunikimi online i tyre ne cdo moment, per aksionet e grabitjeve, beri te mundur rrjedhjen e informacionit tek agjentet e policise. Prej afro nje muaji, pjesetaret e grupit jane mbajtur nen vezhgim nga agjentet e policise, deri sa u krye edhe arrestimi i tyre. Burime zyrtare te Policise se Tiranes, thane se pas operacionit te koduar "Heshtja", u arrit te goditet grupi kriminal prej 4 personash, ndersa njeri prej tyre eshte shpallur ne kerkim. Operacioni u organizuar nga blute e Komisariatit nr. 3 te kryeqytetit. Kapja e tyre u be pergjate oreve te vona te se henes, ne afersi te stacionit te trenit ne Tirane. Personat e arrestuar jane 22-vjecaret, Romeo Rakipi, i proceduar disa here per nje sere vjedhjesh ne Tirane dhe Flamur Matoshi, edhe ky i denuar disa here per vjedhje, te dy nga Elbasani por me banim ne Tirane. Bashke me ta, eshte arrestuar 16-vjecari A.I, lindur dhe banues ne Durres, i denuar me pare per moskallezim krimi, nderkohe ne kerkim eshte shpallur nje 26-vjecar nga Durresi, te cilit policia i publikon vetem inicialet I.I, pasi ndodhet ne gjendje te lire. Pas nje pune hetimore dhe operacionale, policia ka dokumentuar nje sere vjedhjesh te automjeteve te realizuara nga ky grup kriminal, te kryera qe nga shtatori i vitit te kaluar dhe deri disa dite me pare, kryesisht ne kryeqytet. Madje sipas dokumentacionit te policise, dy prej ketyre vjedhjeve jane kryer gjate festes se Vitit te Ri, ne datat 31 dhjetor dhe 1 janar. Nga hetimet ka rezultuar se pas realizimit te vjedhjeve te automjeteve kryesisht te markes "Benz", grabitesit i dergonin ne qytetin e Durresit me qellim shitjen e tyre. Sipas policise, vec rasteve te dokumentuara, strukturat e hetimit te krimit te Komisariatit nr. 3, po punojne per vertetimin edhe te disa vjedhjeve te tjera te automjeteve e te banesave, te realizuara nga ky grup kriminal, te realizuar ne kohe dhe vende te ndryshme ne Tirane. Policia ka sekuestruar ne cilesine e proves materiale disa prej automjeteve te vjedhura prej tyre. Te arrestuarit do te gjykohen per akuzen e "vjedhjes se kryer ne bashkepunim".
Te arrestuar
Romeo Rakipi, 22 vjec
Flamur Matoshi, 22 vjec
I.I, 16 vjec
Ne kerkim
I.I, 26 vjec
Vjedhjet e kryera nga autoret e arrestuar
Me date 17 shtator ne rrugen "Pandi Dardha" ne Tirane, dyshohet se kane realizuar vjedhjen e nje automjeti me targa TR 2997 K
Me date 20 nentor ne Vore, dyshohet se kane vjedhur nje "Benz" 240, ngjyre gri
Me date 22 dhjetor ne rrugen "Ramazan Shijaku" ne Tirane, dyshohet se kane vjedhur automjetin me targa TR 8344 C
Me date 31 dhjetor ne afersi te bulevardit "Zogu I-re", dyshohet se kane vjedhur automjetin me targa TR 5983 J
Me date 1 janar dyshohen se ne Unazen e Re, kane vjedhur automjetin me targa TR 0473 B
Me date 6 janar ne rrugen "Pandi Dardha" ne Tirane, dyshohet se vjedhur automjetin me targa TR 4691 R
Me date 15 janar ne rrugen e "Barrikadave" dyshohet se kane vjedhur automjetin me targa TR 6267 E