E Diel, 1 Nëntor 2026

Sefgjini dhe Koldashi do te gjykohen ne gjendje te lire

Tirane-Dy prej te pandehurve te akuzuar per rrembimin e biznesmenit shqiptaro-maqedonas, kane shpetuar dje nga arresti shtepiak. Vendimi eshte marre nga Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda, pas kerkeses se prokurorit te ceshtjes. Gjate seances se djeshme gjyqesore, prokurori Xhevat Hana, i kerkoi trupit gjykues caktimin e mases se sigurise "arrest shtepie" per te pandehurin Arben Sefgjini pezullimin e tij nga detyra, si dhe masen "arrest shtepie" per te pandehurin Avni Koldashi. Prokurori shpjegoi se te pandehurit kane qene ne mase sigurie "arrest me burg" ne vitin 2002, per kete arsye kerkoi nje mase sigurie me te bute. Sipas akuzes, me 4 maj te vitit 2008, Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda ka caktuar ndaj te pandehurve masen e sigurise "arrest shtepie", mase e cila eshte prishur nga Gjykata e Apelit per Krime te Renda me 28 qershor te vitit 2008, duke caktuar si mase, ate te "detyrimit per paraqitje". Kjo mase eshte lene ne fuqi edhe nga Gjykata e Larte. Pas rezervimit te te drejtes per te kerkuar nje tjeter mase sigurie, prokurori i ceshtjes i eshte drejtuar dje serish gjykates duke e vene ne dijeni se te gjitha provat per kete kerkese, i kishte depozituar ne gjykate me dy fashikuj. Nderkohe qe avokati Zef Nika, i cili mbron interesat e te pandehurit Arben Sefgjini, i ka bere me dije gjykates se klienti i tij, ka dhene prova qe eshte shume korrekt me drejtesine. "Nuk eshte e ndershme qe te shprehet gjykata ndaj ketij personi ne fund te procesit. Nuk ka ndryshim te rrethanave. Gjykata te jete e matur, te mos bjere viktime e ketyre mashtrimeve", ka deklaruar dje avokati Nikaj. Nderkohe qe avokati Hasef Haderi, i cili mbron interesat e te pandehurit Anvi Kodashi, i ka bere me dije gjykates se "deri me sot, per klientin tim eshte provuar qe nuk ka kryer asnje veper penale, por ka zbatuar detyren". Pas degjimit te te dyja paleve, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Xhelal Elezi, vendosi rrezimin e kerkeses se prokurorise.

Neni 228/1
Ne arsyetimin e tij gjykata u shpreh se "ne baze te nenit 228\1te kodit te Procedures Penale, kur ekziston dyshimi se ka veper penale per caktimin e mases se sigurise, po ky nen ne piken e dyte te tij, shprehet se nuk ka shuarje te vepres penale, por sipas pikes se trete eshte e pamjaftueshem caktimi i mases se sigurise. Per kete arsye, caktimi i mases se sigurise nuk qendron.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›