E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata rrezon kerkese-padine e prefektit Kruja

Tirane-Gjykata e Faktit, ka rrezuar padine e prefektit te Tiranes Keltis Kruja, lidhur me emerimin nga kryetari i Bashkise, Edi Rama te drejtorit te policise bashkiake Zyhdi Dajti.
Ne kete seance gjykata e konsideruar te rregullt emerimin e drejtorit te Policise Bashkiake. Pas vendimit, prefekti Kruja eshte shprehur se do te ankimoje vendimin ne Gjykaten e Apelit. Sipas prefektit Kruja, ne kete kerkese padi, kryebashkiaku Edi Rama, ka thyer ligjin dhe procedurat ne emerimin e Zyhdi Dajtit. Pas pranimit te padise ne gjykate, prefekti kerkoi pezullimin nga detyra te kreut te policise bashkiake, deri ne shpalljen e vendimit. Gjykata e pranoi kete kerkese, por me vendimin e dhene se fundmi rikthen ne detyre drejtori i policise bashkiake, i cili ishte pezulluar me nje vendim te meparshem te po kesaj gjykate, dhene ne daten 24 dhjetor te vitit te kaluar. Zyhdi Dajti, u emerua ne kete detyre dy muaj me pare nga kreu i bashkise se Tiranes, Edi Rama, pas doreheqjes se ish-drejtorit Ndrec Deda, i cili drejtonte kete policine bashkiake prej 7vjetesh. Ndersa padia e prefektit te Tiranes, Keltis Kruja ndaj Edi Rames, u regjistruar ne 6 dhjetor te vitit te kaluar ne gjykaten e kryeqytetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›