Hajdutët shënjestër kambanat e kishave, vidhet e dyta
KORÇE - Dy ditë më parë persona ende të paidentifikuar kanë vjedhur kambanën e Kishës së Satrivaçit në fshatin Dishnicë të Korçës.
Ata janë ngjitur deri në lartësinë ku ishte vendosur ajo dhe duke përdorur mjet prerës elektrik për metalet kanë shkëputur kambanën nga vendi ku ishte fiksuar dhe mandej e kanë zhdukur. At Andrea Zhurka, prifti që shërben edhe në këtë kishë, duke konfirmuar këtë fakt pohon se edhe tri javë më parë u vodh kambana e Kishës së Shënkollit në fshatin Barç. "Ne mendojmë se është e njëjta dorë dhe se kambanat merren me qëllim për t'i shitur për skrap në qendrat e grumbullimit të metaleve. Kemi lajmëruar të dyja herët në polici. Nuk është vështirë të zbardhet sepse kontrolle të saj në pikat që grumbullojnë skrap do t'i kishin zbuluar vjedhësit". Në Mitropolinë e Korçës bëhet e ditur se intensiteti i vjedhjes së kishave në Qarkun e Korçës gjatë muajve të fundit është rritur ndjeshëm. At Ilia Kotnani deklaron se çdo muaj regjistrohen 4-5 raste të dhunimit të kishave. "Persona, që në të shumtën e rasteve mbeten anonimë, sepse nuk identifikohen e kapen nga policia, shkallmojnë dyer e dritare të kishave për të hyrë brenda tyre dhe mandej shqyejnë arkat ku besimtarët hedhin lekë. Në 9 maj u dhunua Kisha e Shënkollit në Voskopojë, e cila është ndërtuar në shekullin e 17-të dhe është një monument kulture që mbrohet nga shteti dhe vizitohet nga mijëra turistë vendas e të huaj". Kisha, ku së fundi u vodh kambana, para dy vjetësh u grabit dhe mandej iu vu zjarri nga persona që asnjëherë nuk u identifikuan. Me kontribute të besimtarëve ortodoksë ajo u rindërtua dhe u vendosën pajisjet e nevojshme. At Kotnani pohon se vetëm brenda 2 muajve të fundit janë vjedhur kishat në Dishnicë, Barç, Neviçisht, Voskopojë, Ziçisht, Hoçisht dhe dy kisha në Kolonjë. Nisur nga rritja e vjedhjeve në institucionet fetare, Mitropolia e Korçës dje ka bërë apel për policinë që të shpejtojë hetimet e saj mbi këto ngjarje dhe të çojë para organeve të drejtësisë hajdutët. Njëherësh, i është drejtuar me një apel edhe komuniteteve, që të mbrojnë institucionet e besimit fetar. j.gj