Shqiptari në lojë
U vendos që të zhvillohej kampionati botëror i njerëzve që do të duronin më shumë kohë pa ngrënë bukë dhe pa pirë ujë të mbyllur nëpër ca qeli të vogla, vetëm me nga një dritare. Të gjithë konkurentëve u dhanë nga një celular dhe iu thanë që në momentin kur të mos duronin dot më, t’i binin celularit për t’u tërhequr nga gara. Kaluan dy ditë dhe nisën të dorëzoheshin të gjithë garuesit me radhë që nga greku, serbi, bullgari, rusi, rumuni, kinezi... Ditën e tretë u dorëzuan edhe italiani, danezi e spanjolli, deri te të fundit që ishin gjermani e amerikani, që duruan për gati 3 ditë e tre netë të plota dhe pastaj i ranë celularëve për t’u dorëzuar që të dy në të njëjtën kohë. Për çudinë e të gjithëve erdhi dita e katërt dhe një nga konkurentët nuk ishte tërhequr ende... Ishte shqiptari! Shkojnë në qelinë e tij dhe dëgjojnë zhurmë që nga jashtë. Kur afrohen, shikojnë shqiptarin që po i binte murit me kokë.
-Si ka mundësi që pas 3 ditësh dhe 3 netësh, ti vazhdon t’i biesh murit me kokë? – e pyesin shqiptarin, organizatorët të çuditur për rezistencën e tij.
-Kam 3 ditë që dua të dal ore, se vdiqa për një duhan, po kam harruar atë dreq numri të telefonit...
11 Qershor 2008