E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthen bombola, një plagoset

VLORE - Shpërthimi i një bombole gazi ka shkaktuar panik në lagjen "24 maji" në Vlorë. 

Rreth orës 19:30, dyqani në pronësi të Bejaze Latifit, 50 vjeçe ka marrë flakë për motive që ende nuk janë sqaruar. Gruaja ka tentuar të shuajë flakët e para, po shpërthimi i papritur i ka provokuar plagosjen e rëndë. Dyqani është shkatërruar plotësisht, duke krijuar probleme dhe në pallatet ngjitur. Me shpejtësi kanë shkuar forcat zjarrfikëse, të cilët kanë mundur të izolojnë flakët. Në dyqan ndodheshin dhe disa bombola të tjera të mëdha si dhe 2 bombola oksigjeni, që përdoren në spital dhe për saldim. Ato kanë qenë më me rrezik sipas zjarrfikësve dhe janë mbajtur në temperatura të ulëta për të mos shpërthyer. Banorët e lagjes treguan se në këtë dyqan tregtoheshin veç bombolave të gazit dhe mallra ushqimore e fruta-perime. Mjekët e spitalit të Vlorës pohuan mbrëmë se gruaja ndodhet jashtë rreziku për jetën.                                          q.b

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›